Sot masa e sigurisë për shoferin e kamionit ku u kapën gjysmë milioni euro,te gjykata e priti gruaja

Ora News Lajme 2020-06-16

Views 2

#tvora #rtvoranews
Gjykata e Durrësit do të japë sot masën e sigurisë për shoferin e kamionit në të cilin u gjetën gjysmë milioni euro në Portin e Durrësit.

Andon Thanasi, 56-vjeç nga Tirana, mbërriti në gjykatë me masa të forta sigurie ku e priste bashkëshortja.

"Zemra ime Doni, të dua shumë, mos ki merak për mua" i tha ajo, ndërsa ai vashdonte drejt dyerve të gjykatës i shoqëruar nga efektivë të policisë.

Thanasi ka mohuar të ketë pasur dijeni për sasinë e eurove të gjetura.

Pasi është marre disa here në pyetje, 56-vjeçari ka kërkuar të sekuestrohen të gjitha kamerat e sigurisë të vendeve ku ka qëndruar mjeti në Itali dhe pas kthimit, për të parë se kush janë personat që i kanë vendosur.

Mësohet se kamioni kishte dalë para 4 ditësh nga Shqipëria përmes portit të Durrësit drejt Bari në Itali dhe ishte kthyer mbrëmjen e së premtes në orën 1:30 të natës.

Mjeti kryente shpesh linjën Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, dhe transportonte nga Italia drejt Shqipërisë materiale më lëndë të parë për fasoneritë, që shërbenin për të prodhuar këpucë.

Mjeti ka ardhur i mbushur me materiale të lëndës së parë për prodhimin e këpucëve nga Italia, ku në pjesën e poshtme ne shasisë së mjetit ishin fshehur dhe paratë.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/sot-masa-e-sigurise-shoferin-e-kamionit-ku-u-kapen-gjysme-milioni-euro-te-gjykata-e-priti-gruaja-te-dua-shume

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form