Ora News – Itali, dy skafistë shqiptarë kapen me 1 ton e gjysmë marijuanë

Ora News Lajme 2017-07-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia financiare italiane në bashkëpunim me rojën bregdetare të Termolit në provincën e Kampobasos në rajonin e Molises kanë ekzekutuar gjatë mbrëmjes së djeshme operacionin detar antidrogë i cili ka çuar në sekuestrimin e një gomone me rreth 1 tonë e gjysmë drogë të tipit marijaunë, e arrestimin e dy skafistëve shqiptarë në moshë mjaft të re.
Roja bregdetare italiane nën drejtimin e komandantit të repartit të Termolit, kolonel Roberto Di Vito kanë identifikuar gomonen nën ujërat e komunës së Petacciatas ndërsa po lundronte me shpejtësi të madhe.
Menjëherë dy skafe të rojës bregdetare italiane janë vënë në ndjekje të gomones duke bërë të mundur ndalimin e saj dhe arrestimin e dy skafistëve shqiptarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/itali-dy-skafiste-shqiptare-kapen-me-1-ton-e-gjysme-marijuane/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS