Operacioni në Ferrara - Kapen 2 ton marijuanë shqiptare në Itali, arrestohet korrieri nga Vlora

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbrëmjen e datës 17 tetor, një operacion i policisë italiane ka çuar në sekuestrimin e rreth 2 tonë marijuanë në bordin e dy furgonave në afërsi të zonës bregdetare Lido di Spina në provincën e Ferraras. Gjatë operacionit u arrestua dhe korrieri i drogës shqiptari R.R 19 vjeç nga Vlora.
Dy furgonat ishin pozicionuar në stabilimentet bregdetare të ?Le Piramidi? e ?Jamaica?.
Drejtuesit e tyre nuk iu bindën urdhërit të policisë italiane për të ndaluar, e për disa minuta forcat italiane të rendit u vunë në ndjekje të tyre.
Pas disa kilomtrash dy furgonat u braktisën në rrugë nga trafikantët e drogës të cilët të ndihmuar nga errësira i shpëtuan arrestimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kapen-2-ton-marijuane-shqiptare-ne-itali-arrestohet-korrieri-nga-vlora/

Share This Video


Download

  
Report form