12 bujtina të paregjistruara nga vendi kanë aplikuar në Ministrinë e Ekonomisë për t?u kategorizuar. Ky është kushti për marrjen e një pjese të parave me vlerë gati 12 milion euro, shumë që shteti do ta shpërndajë përmes kuponëve për 117 mijë qytetarë. Afati i fundit që hotelierët të aplikojnë në platformën "S'ka si në shtëpi", që të pranojnë mysafirë me kuponë shtetërore prej 6,000 denarësh është 30 qershori. Por për t?u kategorizuar një objekt nevojiten dy javë. Nga HOTAM thonë se ata nuk e dinë nëse kjo periudhë është e mjaftueshme sepse gjithçka do të varet nga numri i aplikimeve dhe shpejtësia e shërbimeve.
Deri më tani kërkohej të gjithë të kategorizohen dhe të përfshihen në kategorizim në mënyrë që të marrin një pasqyrë më të mirë për atë që ofrohet në treg. Përgjithësisht në të gjithë Maqedoninë, jo vetëm në Ohër dhe Strugë, çka ofrohet në treg dhe pas kategorizimit, do kishim qasje kush jep me qira apartamente dhe të gjithë do ishim në të njëjtën lojë ose përmes prenotimit do mund të kontrollohen ata që japin banesa me qira- deklaroi Kërste Bllazhevski, kryetarë i HOTAM
Këtë mëngjes, në redaksinë e televizionit Alsat , disa kompani nga kjo veprimtari turistike u ankuan dhe kërkuan informacione kur do të lëshohet platforma me formularin e aplikimit për hotelet që të jenë në listë ku do mund të përdoren kuponët. Platforma është plotësisht funksionale nga ora 14. Formulari kërkon të dhëna nga Regjistri Qendror, të dhëna personale dhe të dhëna për objektin.
Në Maqedoni ka rreth 4500 bujtina të kategorizuara. Në bregun e Liqenit të Ohrit ka 44 hotele të kategorizuara me rreth 4000 krevate. Por në dispozicion do jenë edhe rreth 2800 objekte që ofrojnë bujtje private, si vila dhe apartamente që gjithashtu janë regjistruar dhe janë kategorizuar, dhe në to ka 22500 krevate. Komisioni i Sëmundjeve infektive vendos cilat nga rregullat e Komisionit Evropian do të pranohen në vend.
Ile Petrevski