Anëtari i KQZ, Hysen Osmanaj thotë se është jashtë kompetencave të KQZ shtyrja e afatit për regjistrimin e koalicioneve.
Duke komentuar kërkesën e PS-LSI, Osmanaj tha për Report TV se çdo vendim i KQZ në këtë funksion përbën shkelje të Kodit Zgjedhor.
"Është jashtë kompetencave të KQZ për ta marrë atë vendim. Është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Ne nuk mund të marrim asnjë vendim. Jemi organi më i lartë i administrimit të zgjedhjeve dhe nuk mund të marrim asnjë vendim që të dalim në kundërshtim me kodin zgjedhor", tha Osmanaj.
Çfarë mund të ndodhë me këtë kërkesë të PS-LSI?
Edhe me shumicë të cilësuar, edhe me shumicë të thjeshtë nuk mund të marrim asnjë vendim. Kemi pasur një precedent për Laçin, ka pasur regjistrim të partive, ka pasur kandidat, kandidati ishte i regjistuar dhe në KQZ nuk mori vendim përtej afateve për çregjistrimin dhe regjistrimin e kandidatit tjetër. Afati është i qartë, jo më larg se 70 ditë para zgjedhjeve. Pra, është një kërkesë e kotë.