Mediu kundër PD: Duhet qeveri tranzitore, të ridiskutojmë çështjen e sistemit zgjedhor

Report TV 2020-06-15

Views 0

Për kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu drafti i dakordësuar mbrëmjen e 5 qershorit nuk është një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, por për një administrim të procesit të zgjedhjeve që nuk zgjidh problemin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në një intervistë për Report TV, Mediu shprehet se duhet të diskutohet patjetër për një Qeveri Kujdestare dhe listat e hapura. Nismën e opozitës së re për ndryshimet kushtetuese, e mirëpret, por për Mediun, kërkesat si heqja e koalicioneve parazgjedhore apo pragu zgjedhor janë në favor të Ramës, për të cilin thotë se ka interes të ndikojë te opozitarët brenda parlamentit. Ai bën thirrje për të mbajtur një orë e më parë zgjedhjet lokale.

Share This Video


Download

  
Report form