Ora News - PD prezanton propozimet kundër krimit zgjedhor: Duhet qeveri kujdestare!

Ora News Lajme 2020-02-13

Views 0

#rtvora #oranews

PD sqaroi me detaje propozimet për reformën zgjedhore ku i jep rol të veçantë institucioneve të reja të drejtësisë si dhe prokurorisë dhe policisë së shtetit.

Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso dhe Enkelejd Alibeaj thanë se me rëndësi mbetet ndarja e politikës nga krimi dhe garantimin e standardeve demokratike në zgjedhje mund të realizohet vetëm me një qeveri kujdestare.

Në këtë pikë, Bylykbashi u kujdes të saktesonte se qeveri kujdestare nuk nënkupton qeveri-opozitë-mazhorancë.

Oerd Bylykbashi: Një rol i ri aktiv Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit në parandalimin e krimit zgjedhor, në goditjen e tij para ditës së votimit. Një qeveri kujdestare është garancia që këto instrumente të funksionojnë.

Dhe nëse mekanizmat mbrojtës të procesit zgjedhor nuk do të funksionojnë si pasojë e shkeljes ligjore nga ana e institucioneve, PD propozon që zgjedhjet të quhen të pavlefshme.

Enkelejd Alibeaj: E para, mbrojtësi më i madh i votës është qytetari.

Së dyti, duhen dhënë qytetarit instrumente në dorë për ta mbrojtur votën.

Së treti, agjencitë ligjzbatuese do të duhet të mbrojnë votën duke zbatuar ligjin. Policia nuk duhet të heqë kapelen për të bërë vota për pushtetin. Polici duhet të mbajë në kokë kapelen dhe në dorë ligjin.

Së katërti, shkelja e detyrimeve ligjore prej institucioneve shtetërore do të duhet të çojë në pavlefshmëri të zgjedhjeve. Kështu mbyllet qarku.

Një propozim që PD i mëshon së tepërmi është roli sinjalizues i qytetarëve për çdo parregullësi të evidentuar, duke garantuar mbështetje për ta.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pd-prezanton-propozimet-kunder-krimit-zgjedhor

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form