Semundja e Brucelozes dhe perhapja e saj (6 Qershor 2000)

RTV KLAN 2020-06-15

Views 1

Disa vite më parë ka rënë një sëmundje e cila kishte të njëjtat simptoma, debulesë, temperaturë, dhimbje të kyçeve dhe djersitje. Kjo është Bruceloza, sëmundja që përhapet nga kafsha tek njeriu dhe njëkohësisht nga mospërpunimi mirë i mishit dhe prodhimeve blegtorale. Sinjalet e përhapura herë pas here në zona të ndryshme të vendit edhe këtë herë nuk pranohen si të tilla nga sektori i sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik.
Sipas tyre nuk ka raste problematike. 10 të tilla të ndodhura në Delvinë dhe Pukë të marra në muajin Prill, nuk janë të përqëndruara ndaj me to meren vetëm epidemiologë të rrethit. Sipas epidemiologes Elida Mata mungesa e reagentëve në laboratore sjell moskonfirmim të diagnozës.
Kjo është stina që favorizon mikrobin. Në qendrën e referencës ku sillen grupe gjaku nga i gjithë vendi dhe analizohen për vitin 1999 kjo sëmundje ishte 30 % e shtrirë në të gjithë vendin ku më e përqëndruar ajo është në zonat rurale. Ndërsa për 6 mujorin e parë të vitit 2000, 24 njerëz kanë dalë pozitivë të infektuar me këtë sëmundje e cila kurohet vetëm me antibiotik. Të gjitha këto sipas specialistëve kanë treguar se Shqipëria qëndron në nivele më të ulëta sëmundshmërie se fqinjët e saj.

Gazetare: Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form