Skandal në Krujë! Mjeku dhe gruaja e tij refuzojnë karantinimin! Shkojnë në punë e dalin në kafe

Report TV 2020-06-15

Views 1

KRUJË- Një rast i paprecedentë është regjistruar në Krujë, në një nga vatrat më të mëdha të infeksionit me COVID-19. Mjeku imazherist Ardian Mata dhe gruaja e tij, laborante në njësinë vendore të shëndetit publik, refuzojnë karantinimin, edhe pse kjo e fundit ka rezultuar pozitive dy javë më parë.

Në një kohë që ato duhet të ishin në shtëpi të mbyllur dhe të shërbenin si shembull për qytetarët e thjeshtë, mjeku Ardian Mata së bashku me gruan e tij shkojnë në punë, duke vënë në rrezik jetën e kolegëve dhe pacientëve, por edhe vijojnë jetën e tyre normalisht duke shëtitur në qytet, konsumuar kafe, për pasojë është shndërruar kështu në një rrezik shumë të madh për përhapjen e COVID-19.Për këtë arsye, drejtuesit e spitalit i kanë bërë një shkresë Komisariatit të qytetit që të bëjnë karantinimin e detyrueshëm të çiftit të mjekëve. Siç shihet në videon që Report Tv sjell, mjeku ndodhet në ambientet e punës, teksa kontakton me dy punonjës të tjerë, pa distancë me njëri- tjetrin, madje njëri prej tyre nuk mban siç duhet maskën.

Share This Video


Download

  
Report form