Report TV - Mashtruesi, si u zhdukën mjeku rus dhe gruaja e tij në ditën e gjyqit

Report TV 2016-10-01

Views 4

Mjeku Ruso-izrealit Boris Volfman dhe bashkëpuntori i tij Robert Shpolinske, kanë pasur dijeni për hetimet që ka nisur njësia hetimore Task-Forcë, për pastrim parash. Të dy mendohet të jenë larguar nga Shqipëria vetëm pak ditë më parë, ndërkohë në ditën kur gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare të kompanisë ?A Neë Life 4U?, nga kjo kompani është larguar dhe bashkëshortja e mjekut Boris Volfman, shtetësja Uliana Volfman.

Kjo e fundit rezulton aksionere së bashku me bashkëshortin e saj dhe në dy klinika të tjera në Tiranë si ?Justsavelife? dhe ?A.V.S. Investment Group?. Por prej disa kohësh 31-vjeçaria Uliana Volfman ishte emëruar nga shtetasi Robert Shpolinske administratore e kompanisë ?A Neë Life 4U?.

Gazeta ?Shqiptarja.com? siguron dokumentat ku tregohet dorëheqja e 31-vjeçares, pikërisht në datën 6 shtator 2016, ditë kjo kur gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorit Armand Gurakuqi, për bllokimin e llogarive bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Pas dhënies së dorëheqjes mësohet se Uliana dhe bashkëshorti i saj Boris Volfman, janë larguar nga Shqipëria. Ndërkohë që ky i fundit në të njëjtën ditë, pra në 6 shtator 2016 ka komanduar veten e tij si administrator i kompanisë në fjalë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS