Report TV -2000 goma brenda detit të Sarandës, nis pastrimi!

Report TV 2020-06-13

Views 8

Këtij aksioni, përveç të rinjve sarandjotë, i janë bashkuar edhe të rinj të tjera, të cilët kanë udhëtuar nga Tirana, jo vetëm për të marrë pjesë në këtë aksion pastrimi.

Përveç pastrimit dhe mbetjes pastër të bregdetit në Sarandë, qëllimi i këtij aksioni është edhe promovimi i turizmit, por edhe sensibilizimi i strukturave lokale dhe shtetërore për ngritjen e strukturave të posaçme për pastrimin e mbajtjen pastër të brigjeve të detit dhe liqeneve në të gjithë Shqipërinë.

E njëjta situatë shfaqet dhe në Orikum, ku plazhet janë ende pa pastruar dhe edhe pse jemi në mes qershori duke e gjetur të papërgatitur Orikumin për sezonin turistik. Këtë fundjavë të paktë ishin pushuesit në bregdet ndërsa operatoret turistik janë ende të paqarte për administrim e plazheve.

Plazhet ende nuk janë pastruar, ndërsa edhe ata pak pushues në zonë pranojnë se situata është ende e vështirë.

Share This Video


Download

  
Report form