Top News - Kontinentet amerikane/ Gjysma e rasteve globale të covid

Top Channel Albania 2020-06-13

Views 2

Amerika e veriut dhe ajo e jugut zënë tani gjysmën e rasteve të konfirmuara të koronavirusit në shkallë globale, me brazilin që është vënë në epiqendër të pandemisë. Vendi më i madh në amerikën latine ka 828810 raste të konfirmuara, shifra më e lartë kjo në botë pas asaj në shtetet e bashkuara. Ai po ashtu ka edhe numrin e dytë më të lartë të viktimave në botë, afro 42 mijë, duke lënë pas kështu edhe britaninë e madhe. Por, në brazil, shifrat mendohet se janë shumë më të larta, për shkak të testeve të pamjaftueshme atje. Po ashtu besohet se vendit i duhen edhe disa javë të tjera që të arrijë pikun e pandemisë. Presidenti i të djathtës ekstreme, Jair Bolsonaro, vazhdon të minimizojë virusin duke u fokusuar tek dëmet ekonomike të izolimit.
Në anën tjetër edhe meksika ka shënuar një rekord të ri në shifrat ditore duke kaluar 5 mijë raste të reja në një ditë, për të parën herë. Zyrtarët e shëndetësisë raportuan 5222 raste të reja mbrëmjen e të premtes dhe 504 viktima. Vendi tani ka një total prej 139196 rastesh të konfirmuara dhe 16448 viktima. Më shumë se 7.6 milionë raste të koronavirusit të ri janë konfirmuar në të gjithë botën e po ashtu edhe mbi 425 mijë viktima, sipas universitetit john hopkins.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS