8 raste të reja me COVID, shënohet java me përqindjen më të ulët të rasteve që nga fillimi epidemisë

Report TV 2020-05-13

Views 0

8 raste janë konfirmuar pozitive ditën e sotme në Shqipëri nga  140 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit. Nga këto 5 raste janë në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 rast në Durrës. Gjatë gjithë kësaj jave shifrat kanë qenë të qëndrueshme dhe ka shënuar dhe përqindjen e pozitivitetit më të ulët që nga fillimi i epidemisë me 4.3 %.

 Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19.

Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? gjendja paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Në lidhje me lehtësimin e masave shtrënguese, si me shtimin e zonave të gjelbërta, lejimin e shërbimit taksi ndërqytetës me dy pasagjerë të së njëjtës familje si dhe lehtësimi për të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe, të cilët do të vetëkarantinohen në banesë, kërkojnë dhe ndërgjegjësim më të madh qytetar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS