Top News - “Na sheh nga Parajsa?” Vdiq në Wuhan, vjen në jetë djali i mjekut hero!

Top Channel Albania 2020-06-12

Views 1

?Na sheh nga Parajsa? Dhurata e fundit që më bëre, erdhi në jetë sot?! Bashkëshortja e mjekut hero, i pari që paralajmëroi për koronavirusin e ri në Wuhan dhe që humbi jetën pikërisht prej tij, ka dhënë lajmin e bukur.

Djali i tyre i dytë lindi në një spital të këtij qyteti. Li Wenliang vdiq në fillim të shkurtit pas infektimit me Covid-19, kur e shoqja ishte shtatzënë. Li u kritikua ashpër për faktin që sipas autoriteteve vendase kishte ?përhapur fjalë? duke paralajmëruar për një sëmundje të re misterioze në fundin e muajit dhjetor.

Oftalmologu që punonte në spitalin qendror të Wuhan-it ishte përpjekur të jepte alarmin për rastet e shtuara të një ?pneumonie të çuditshme?. Për këtë dhe u mor në pyetje nga policia, e cila e akuzoi se kishte bërë ? komente të rreme në internet mbi një shpërthim të pakonfirmuar SARS-i?.

Shpërthimi epidemik më vonë u pohua të ekzistonte vërtet, edhe pse nuk ishte SARS, por një koronavirus i ri. Li u rikthye në punë ku u infektua nga një pacient që nuk dihej se e kishte marrë sëmundjen. Ai vdiq në moshën 33-vjeçare duke lënë pas të shoqen dhe një djalë 5 vjeç. Një hetim zyrtar e shfajësoi nga akuzat dhe partia komuniste kineze I ofroi familjes një ?apologji solemne?, siç thuhet në shtypin vendas.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Wuhan#Mjeku#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form