Seminari i bizensmeneve (31 Maj 2000)

RTV KLAN 2020-06-12

Views 0

Ndërmarrjet e mesme dhe të vogla që sot do të kenë mundësi bashkëpunimi dhe me ato europiane. Me këtë qëllim është zhvilluar sot në ambientet e sallës " Dea" në Pallatin e Kulturës seminari ndërkombëtar për tenderat e organizuar publik në Europë. Një projekt ky i organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Punësimit e Marrëdhënieve Industriale dhe Çeshtjeve Sociale.
Ky projekt është quajtur adapt dhe ka si partner shoqëri të mëdha të disa shteteve europiane. Projekti synon të realizojë një bashkësi nismash për të favorizuar bizneset dhe biznesmenët shqiptarë përballë tregut financiar europian. Qëllimi i këtij seminari është të ndryshohet sistemi politikave të vjetra financiare që veprojnë aktualisht në Shqipëri.
Konkretisht ky projekt do të zbatohet sipas një aktiviteti të parashikuar si kërkimi shkencor, formimi, konsulenca dhe përhapja. Të gjitha këto, biznesmenët shqiptarë do të kenë mundësi ti gjejnë në një website shqiptar të projektit. Ky është hapi i parë që biznesmenët shqiptarë të kapërcejnë vështirësitë financiare nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form