Emisioni Repolitix trajtoi temën e reformës zgjedhore dhe qëndrimin e opozitës parlamentare pas marrëveshjes në Këshillin Politik. Në studio ishin të ftuar dy përfaqësuesit e opozitës në Kuvend Alban Zeneli dhe Edmond Stojku si dhe Idajet Beqiri dhe Gerti Shella nga shoqeria civile. Përfaqësuesit e opozitës ne Kuvend deklaruan se gjatë takimit me Ramën kanë kërkuar depolitizimin e komisioneve , votën e emigrantëve dhe listat e hapura . Sipas tyre ky ishte takimi I parë informues me Ramën ndërsa do të kërkojnë takim dhe me liderin e PD Basha. Në emision u trajtua dhe ngjarja e rëndë në Komunën e Parisit në Tiranë ku mbeti I vrarë në një atentat një 40 vjeçar.
Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv