TIRANE-Merr fund debati, KLGJ i jep të drejtë Presidentit Ilir Meta duke larguar Ardian Dvoranin. Me 6 pro dhe 3 kundër, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi pasditen e sotme mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, rrjedhimit edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Mbledhja e sotme e KLGJ-së u shoqërua me debate të forta mes anëtarëve. Relatorja Marcela Shehu deklaroi para anëtarëve të KLGJ-së se Ardian Dvoranit i ka mbaruar detyrimi kushtetues për të pritur pasardhësin e tij pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.