Meta komenton vendimin e KLGJ per Dvoranin

RTV KLAN 2020-05-11

Views 1

Presidenti i vendit Ilir Meta, në një deklaratë për mediat pas dhurimit të gjakut në ditën e Talasemisë, bëri thirrje që të gjithë që kanë mundësi të ndihmojnë ata që kanë nevojë jetike për gjak.

Ndërkaq Meta u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me vendimin e KLGJ për kreun e KED, Ardian Dvoranin, ku nuk arriti të marrë vendim pro apo kundër përfundimit të mandatit, por vendosi që t?u drejtohet për t?u marrë opinion misioneve ndërkombëtare të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, EURALIUS dhe USAID, që kanë mbështetur Reformën në Drejtësi, me programin ?Drejtësi për të gjithë?.

?Është përgjegjësi që i mbetet vetëm KLGJ dhe askujt tjetër?.

I pyetur sesi e gjykon vendimin për t?u shtyrë zgjedhjet në Universitete, Meta tha se është vendim i arsyeshëm.

? Mendoj se është vendim i arsyeshëm dhe i pritshëm, sepse në një periudhë të vendosur nga Parlamenti si ?Fatkeqësi Natyrore?, ishte jo e mundur për zgjedhje përfshirëse, demokratike siç e meritojnë universitet tona?.

Presidenti ka komentuar edhe reagimet dhe pretendimet e PD për arrestimin e 7 personave për organizim proteste, ku tha se është e drejta e çdo qytetari të protestojë , por në kushtet aktuale e rëndësishme është që të ruhen rregullat për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si dhe të jenë tubime paqësore.

?Lidhur me çështjen e protestave apo të tubimeve, apo të manifestimeve, duhet të theksoj se Kushtetuta garanton mënyrën me të qartë këtë të drejtë themelore dhe fondamentale për ekzistencën e demokracisë në çdo rrethanë, është e drejtë që duhet respektuar nga autoritetet, por duke qenë në një situatë jo të zakonshme duken marrë masa jo të ndalohen, por të zhvillohen në kushtet e distancimit social e fizik dhe duhet të jenë paqësore, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar në çdo kohë?. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form