Pallati pa leje pas Ministrisë së Jashtme - (3 Qershor 2000)

RTV KLAN 2020-06-11

Views 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Gjashtë muaj më parë ka filluar hapja e kësaj grope dhe bashkë me të edhe problemet e banorëve të pallateve përreth. Një firmë ndërtimi ka vendosur të ndërtoj një pallat nëntë katësh pa ruajtur asnjë normë ligjore të ndërtimit. Megjithëse punimet janë ndërprerë disa herë nga policia ndërtimore, punëtorët e firmës mbrëm natën kanë vazhduar gërmimet ku kanë çarë të gjitha tubacionet e ujrave të zeza dhe të bardha.

Momentalisht banorët e pallateve në rrugën ?Vllazën Huta?, janë pa ujë të pijshëm pasi rrezikohet infektimi i tij. Gjendja e tyre sot është e alarmuar pasi tek ata do të bien të gjitha pasojat e këtij ndërtimi absurd. Banorët e lagjes shprehen se janë të prekur dhe të indinjuar nga qëndrimi indiferent që mban qeveria dhe organet përkatëse. Qytetarët kërkojnë që të pezullohen ndërtimet.

Këto paradokse ndodhin vetëm në Shqipëri ku ajo që bëhet ditën, zhbëhet natën./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form