Papunësia në Shqipëri është rritur në tremujorin e parë të këtij viti, duke shënuar për herë të parë pas 2 vjetësh tendencë në shtimin e numrit të të papunëve, e pas minimumit prej 11.2% që arriti në fund të 2019-s.
Instituti i Statistikave raporton se në periudhën Janar-Mars papunësia rezulton të jetë në nivelin 11.4 %, duke pësuar një rritje me 0.2% krahasuar me Dhjetorin e vitit 2019.
Numri më i madh i personave që kanë humbur punën është në sektorin e bujqësisë, të ndjekur nga industria dhe shërbimet.
Në total efektin më të madh e ka dhënë muaji Mars për shkak të mbylljes së shumë aktiviteteve ekonomike si pasojë e pandemisë.
Në muajin Mars janë shtuar zyrtarisht 2.252 të papunë, ndërsa sipas të dhënave të raportimit nga sistemi i sigurimeve shoqërore deri në fund të Majit, numri i të papunëve gjatë periudhës së pandemisë ka arritur në 40 mijë.
Edhe paga mesatare në sektorin privat është ulur me 500 Lekë të rinj, ndërsa në administratën publike rezulton të jetë rritur me 800 Lekë.
Profesionet më të paguara vazhdojnë të mbeten aktivitetet financiare, ndërsa paga më e ulët shënohet në sektorin e bujqësisë dhe peshkimit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/