Gjiknuri: Pranuam kërkesat e PD - LSI - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-06-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrëveshja për reformën zgjedhore shënon të parin kompromis mes opozitës dhe mazhorancës që prej djegies se mandateve e bojkotit të zgjedhjeve lokale.
Ky është elementi më i rëndësishëm i kësaj reforme sipas bashkëkryetarit të komisionit të reformës njëheresh negociatorit socialist Damian Gjiknuri. Ai thekson se ligji elektoral këtë herë është shkruar nga opozita.DAMIAN GJIKNURI
BASHKEKRYETAR I KOMISIONIT TE REFORMES, PS
?Kjo marrëveshje përgjithësisht ka reflektuar kërkesat e opozitës, kryesisht ato që kishin të bënin me identifikimin dhe kërkesën e opozitës që përtej rekomandimeve të OSBE-ODIHR për depolitizimin e administratës të rrinte status quo-ja e komisioneve politike. A ishte më e mira për të arritur rekomandimet? Jo. E them me plot gojë dhe unë nuk dua tu shes njerëzve atë që vërtet nga ana përmbajtësore nuk është që të gjithë prisnim, por nga ana tjetër është e rëndësishme për procesin politik dhe për paqen e këtij vendi e them me plot gojë, po. Pse? Sepse PD u khye në tryezë njohu institucionet zgjedhore.?Nje prej ndryshimeve që sjell reforma eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka 3 organe me modelin e nje minishteti, ekzekutivi ka përgjegjësitë e tij, rregullatori ka përgjegjësitë e tij dhe shqyrtimi i mosmarrëveshjeve është me një panel komplet të pavarur.
Por pasi ka gjetur konsensus mes PD e LSI, mazhoranca ka nje problem me opoziten ne parlament. Ne leter PS nuk i ka 84 votat per te miratuar ndryshimet ne Kodin Zgjedhor dhe opozita ka kercenuar se nuk do ta votoje reformen nese nuk ndryshon sistemi.
?Nëse kjo bllokohet në seancë plenare apo në proces votimi kjo mbetet për t?u parë, unë nuk parashikoj. Ne do të bëjmë cmos që të paktën politikisht ta ruajmë angazhimin tonë dhe ky është detyrimi jonë. Duket që ka tension politik, por le të shpresojmë që për të mirën e Shqipërisë të dalim jashtë interesave politikë.?Gjiknuri ve ne dukje se puna me e madhe per reformen tashme eshte mbyllur dhe brenda pak diteve duhet te filloje procedura parlamentare.
?Unë them që brenda kësaj jave unë duhet t?ia coj kuvendit në mënyrë që në korrik të miratojmë ligjin zgjedhor, se po nuk u miratua në korrik ligji zgjedhor ka rrezikun tjetër, që implementimi i teknologjisë do të bëhet gati i pamundur. ?Ne kete faze te reformes po punojne ekspertet per te perkthyer ne amendamente ceshtjet e dakordesuara mes paleve e me pas do te mblidhen 4 anetaret e grupit te punes per te miratuar draftin final.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1

Share This Video


Download

  
Report form