PD-LSI kundër “kamerave” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-21

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
PD dhe LSI kanë dalë me qëndrime të njëjta mbi ligjin që sanksionin vendosjen e kamerave në ambiente publike dhe private. Gjatë diskutimit të dekretit të Presidentit, që ktheu për shqyrtim në Parlament të kësaj nisme të Ministrisë së Brendshme, Flamur Noka dhe Luan Rama, kanë bërë me dije se kjo Ministri nuk kanë bërë publike qëndrimet e misioneve të SHBA dhe BE, që asistojnë policinë shqiptare. Kryetari i Komisionit Spartak Braho kërkoi shpjegime nga zëvendësministri Stefan Çipa. Por socialistët kanë këmbëngulur në ligjshmërinë e ligjit, si parandalues i krimit. Por jo vetëm kaq, ligjvënësit e LSI dhe PD folën edhe për një kosto të lartë financiare sipas tyre, që shoqëron ligjin. Pas diskutimeve, 2 demokratët nje i PDIU- SE votuan në mbështetje të dekretit presidencial, 4 të LSI-së abstenuan dhe 6 socialistë votuan për rrëzimin e tij.Kjo nuk është hera e parë që LSI me deklaratat e saj i shkon për shtat politikës së opozitës. Kujtojmë se edhe për reformën në drejtësi kreu i partisë aleate strategjike e PS-së ka theksuar se vendi nuk ka luksin ta votojë pa opozitën.

Share This Video


Download

  
Report form