Report TV - Zgjidhje provizore për mbeturinat në Durrës, boshatisen koshat, plehrat hidhen në Sharrë

Report TV 2020-06-10

Views 0

Historia e mbeturinave në Durrës, pritet që të marrë zgjidhje me anë të një marrëveshje provizore mes qeverisë, bashkisë Durrës dhe përfaqësuesve të landfillit të Sharrës.

Gazetari i Report TV në Durrës, Artur Korriku raporton se për momentin është arritur një marrëveshje një javore për të hequr mbeturinat nga Durrësi në Sharrë, pa kosto.

Prej disa ditësh qyteti i Durrësit u 'pushtua' nga plehrat dhe mbeturinat, ku në pamjet e siguruara nga Report Tv dukej qartë se të gjithë koshat ishin të tejmbushur dhe të pa pastruar. Kjo situatë u krijua pas mbylljes së vend-depozitimit të mbeturinave në Porto Romano.

Por sot pamjet që sjell Report TV janë ndryshe, pasi gjatë gjitha natës puna ka vazhduar me pastrimin e koshave.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS