Vijojnë të shkaktojnë probleme çështjet e pronës në Shqipëri.
Dy vëllezërit Damin dhe Sami Bejko në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit këtë të martë kanë kërcënuar se do të hidhen nga tarraca e pallatit, pasi janë kundër vendimit të gjykatës e cila ka miratuar prishjen e godinës së tyre.
Ata janë kundër aksionit të Përmbarimit pasi ata pretendojnë se janë në proçes në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit nuk e ka dhënë vendimin e saj. Ata kërkojnë që të pritet vendimi i Gjykatës së Lartë.
Dy vëllezërit: "Mbrohet falsifikimi, nuk ndalemi'
?Mbrohet falsifikimi, certifikatat që kanë zotërinjtë është blerë në Hipoteka, në korridoret e saj, kjo është vërtetuar në Gjykatë.
Certifikata ka dalë 6 muaj me vonesë. Prokuroria fle gjumë. Në rast se ndodh sërish, herë tjetër ndërmarrim aksion më ekstrem i kam marrë parasysh të gjitha. Derisa do të dal në rrugë të madhe nuk kam asnjë lloj zgjidhje.