#tvora #rtvoranews
Përmes kësaj video 10 ditë më parë drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu u vu në mbrojtje të policisë që dhunoi djalin 15-vjeçar.
Këtë të dielë kreu i rendit ka pritur në zyrë, Zaida Çobon nënën e adoleshentit për ti kërkuar ndjesë publike për reagimin e bërë në komisionin parlamentar të sigurisë.
?Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike. Dëshiroja që ndjesën time publike t'ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj. Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keq-ardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes).?
Takimi mes Veliut dhe Çobos vjen pak ditë pas padisë në gjykatë nga Çobo kundrejt Veliut, të cilin e akuzon për cenim nderi e dinjiteti të shkaktuar nga publikimi i të dhënave personale.
Objekti i padisë është shpërblim dëmi pasuror shkaktuar Çobos në masën 1 milionë lekë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ardi-veliu-takon-mamane-e-15-vjecarit-te-dhunuar-nga-policia-i-kerkova-ndjese-personalisht
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp