Rudina - Dhuna ndaj 15-vjeçarit/Ardi Veliu publikon videon e nenes me pistolete! (1 Qershor 2020)

RTV KLAN 2020-06-03

Views 0

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #klan #AltinHazizaj #ErmalVija #AulonaMusta #DenisaDaka

Video e një 15 vjeçari që u dhunua nga policia pranë Liqenit Artificial të Tiranës teksa kishte dalë me biçikletë gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes, rreth dy javë më parë shkaktoi reagim në opinionin public. Në videon amatore të filmuar nga kalimtarët punonjësit e policisë ushtruan dhunë ndaj adoleshentit teksa po përpiqeshin ta shoqëronin në komisariat. Sarandi Çobo doli nga rajoni me shenja dhune në trup, ndërsa u shpreh se edhe gjatë rrugës për në rajon policia ushtroi dhunë mbi të.

Një prej katër punonjësve të policisë që dhunoi 15-vjeçarin është pezulluar nga detyra. Por kur u duke se kjo histori po mbyllej, erdhi një tjetër reagim nga policia. Pak ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u përgjigj përmes një videoje të cilën e publikoi përpara deputetëve të komisionit të sigurisë.

Në atë video shfaqej nëna e 15 vjeçarit, Zaida Çobo, që sipas Ardi Veliut mbante në dorë një pistoletë. Por mesa duket drejtori I policisë së shtetit nuk ishte I informuar që ajo video ishte realizuar gjatë xhirimeve të një filmi, ku Zaida Çobo ishte aktore dhe pistoleta ishte lodër. Me publikimin e kësaj vidoeje, Ardi Veliu paraqiti një fakt të pavërtetë përpara deputetëve të komisionit të sigurisë. Drejtori I Përgjithshëm I Policisë së shtetit nuk u ndal me kaq, por guxoi të futej edhe në edukimin familjar të adoleshentit.
?Jo se dua të marr në mbrojtje punonjësit e policisë. Punonjësit e policisë në një rast të caktuar kanë një kapërcim të kompetencës dhe punonjësi i policisë i cili ka konsumuar këtë veprim është pezulluar, ka filluar hetimi disiplinor, njëkohësisht ka filluar dhe një hetim penal nga SHÇBA. Por më besoni, në qoftë se do ta shikojmë nga fillimi në fund çfarë përfaqëson ky djali, a është me të vërtetë ky djali që i është bindur të gjitha veprimeve, thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja e tij, e cila ishte ndier shumë e fyer. Do t?ju shfaq një video të mamasë së tij, se kush është mamaja e tij dhe të besoni se nga çfarë familje vjen ky fëmija dhe pastaj të gjykoni vetë.

Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Ju a tregova këtë videon për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është, sa i është bindur thirrjeve të policisë dhe tek e fundit policia si gjithmonë bëhet viktimë,? Kjo deklaratë e drejtorit Ardi Veliu ka shkaktuar reagime të shumta në media dhe rrjete sociale ku nuk kanë munguar kërkesat për dorëheqjen e tij.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Program...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS