Basha: Deputetet me parimin "nje anetar nje vote"

RTV KLAN 2020-06-08

Views 4

I kritikuar për cilësinë e kandidatëve në listat për deputetë të 2017 ku u lanë jashtë edhe themelues të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të heqë dorë nga e drejta për të përzgjedhur kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie.

Kryesisë së demokratëve, e mbledhur paraditen e të dielës, Basha i propozoi nisjen e procesit të konsultimit me anëtarësinë për përzgjedhjen dhe seleksionimin e kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.

Anëtarësia do të votojë sipas parimit një anëtar një votë gjatë një procesi që sipas selisë blu do të nisë në 20 Qershor për të përfunduar në mesin e Shtatorit.

Pas mbledhjes, vetë kryedemokrati zgjodhi të flasë vetëm për platformën ekonomike të opozitës që ai thotë se do të konsultohet me shqiptarët gjatë takimeve që do të nisë në të gjithë vendin.

?Sfida më e madhe e çdo familje sot është kriza ekonomike. Zgjidhja nuk mund të vijë nga ata që e zhytën në krizë këtë vend duke e zhvatur Shqipërinë në këto 7 vite. I gjithë fokusi ynë tani është tek e ardhmja. Është tek një ekonomi e fortë dhe një Shqipëri e fortë. Ndaj PD dhe opozita janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike, ta paraqesin kudo nëpër Shqipëri. Ne do të fitojmë zgjedhjet bashkë me shqiptarët, do t?u kthejmë qeverisjen e këtij vendi. do të kemi fokus rindërtimin e ekonomisë së fortë. Nuk do të humbasim asnjë sekondë në gropat dhe kurthet e një qeverie të dështuar në largim, por do të përqendrojmë energjitë e opozitës tek fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike?, tha Basha.

Basha shmangu çdo koment për marrëveshjen e arritur për ligjin elektoral. Mësohet se edhe kjo çështje ka qenë pjesë e diskutimeve me dyer të mbyllura të kryesisë së demokratëve.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form