Basha: Kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakë sipas parimit “një anëtar, një votë” - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-06-08

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me arritjen e dakordësisë për reformën zgjedhore, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndërmerr hapin e parë drejt zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Lideri i opozitës nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashki sipas parimit një anëtar, një votë.Në mbledhjen e kryesisë Lulzim Basha i kërkoi anëtarësisë të PD që nga 20 Qershori deri në 15 Shtator të kryhet përzgjedhja, konsultimi dhe më pas seleksionimi i kandidaturave.Angazhimi i kryedemokratit për të mos qenë ai që bën listat si për deputetët dhe kryetarët e ardhshëm të bashkive, është në përmbushje të ndryshimeve të bëra në statutin e Partisë Demokratike.Me këtë vendimarrje për herë të parë të gjithë kandidatët do të marrin votën e anëtarësisë, e thënë ndryshe, lista e kandidatëve për deputet nuk do të jetë më përgjegjësia individuale e Lulzim Bashës, por e gjithë Partisë.Përveç këtij, në qendër të bisedimeve të mbledhjes së kryesisë ishte edhe arritja e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për zgjedhoren dhe vazhdimin e saj me konkretizimin teknik e ligjor të pikave të dakordësuara.Por pas mbledhjes, në deklaratën për mediat, Basha nuk preferoi te bente komente mbi këto çështje. Ai pohoi se e gjithë vëmendja e opozitës së bashkuar është te nxjerrja e vendit nga kriza ekonomike.Me akuzat se qeveria e rilindjes e ka zhytur vendin në një krizë të thellë, ka rritur nivelin e papunësisë dhe të varfërisë, Basha tha se Partia Demokratike dhe aleatët e saj po punojnë për një platformë ekonomike.

Share This Video


Download

  
Report form