Heqja e tatim-fitimit për biznesin e vogël, eksperti: Pozitive, por biznesi i madh mund të copëzohet

Report TV 2020-06-06

Views 0

Me hyrjen në fuqi të ligjit për përjashtimin e biznesit të vogël nga pagimi i tatimit mbi fitimin deri në vitin 2029 propozim i bërë nga qeveria, mund të kemi një formalizim të madh të ekonomisë, dhe ulje të informalitetit. I këtij mendimi është eksperti i Ekonomisë Klodian Muço, i cili shton se heqja e këtij detyrimi do të lehtësojë kushtet e të bërit biznes pasi biznesi do të ketë më shumë hapësirë të vetë-deklarohet.

?Bizneset e vogla do të kenë një përfitim. Biznesi i vogël do të jetë më i lërë për të dhënë kuponin tatimor. Problemi më i madh i ekonomisë tonë është lëshimi i kuponit tatimor, dhe gjatë pandemisë u vu re se rreth 40% e ekonomisë ishte informale. Tani këto biznese nuk kanë më asnjë arsye që të bëjnë evazion fiskal pasi nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin, dhe do të ketë tendencën ti kërkojë biznesit të madh që të marr me mall me faturë, kjo sjell formalizim të ekonomisë?, tha Muço.

Share This Video


Download

  
Report form