Ulja e tatim-fitimit per biznesin e vogel

RTV KLAN 2019-01-10

Views 0

Prej 1 Janarit të 2019, ka hyrë në fuqi nisma e qeverisë për të bërë 5 % nga 15 % që ishte, tatimi mbi fitimin për bizneset me xhiro nga 8 deri në 14 milionë Lekë.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Financave në detyrë Arben Ahmetajn, kanë vizituar një atelie që prodhon veshje tradicionale, që përfiton nga sistemi i ri i taksimit. Sipas kreut të qeverisë, ky vendim pritet të shtojë numrin e punonjësve dhe zgjerimin e biznesit.

"Ulja e trefish e taksës synon që këto biznese mund të marrin frymë lirishit pasi kjo takse ishte e lartë".

Nisma e qeverisë është mbështetur edhe nga sipërmarrësit.

"Pasuria më e madhe është fuqia punëtore, me uljen e taksës do rrisë numrin e punëtorëve", thotë një sipërmarrëse.

Nuk kanë munguar as batutat në takimin me punonjësit e veshjeve tradicionale.

"Kur të le politikën, do jemi bashkëpunëtorë në këtë biznes", u shpreh Kryeministri me humor.

Sipërmarrësit premtojnë se paratë që përfitojnë nga ky lehtësim fiskal do shkojnë për shtimin e numrit të punonjësve, rritjen e pagave dhe investime të tjera.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form