Deri në pikën e parë të pagesës në autostradën Shkup - Tetovë, arritëm dy herë më shpejtë. Ekipi i Alsat në rrugën e zbrazët, mezi takuam disa shoferë të cilët duhej t'i përfundonin detyrat e tyre zyrtare. Punonjësit në pikën pagesore në Saraj, edhepse ishin në vendet e tyre të punës, pothuajse nuk kishin punë. Sipas informacioneve jozyrtare, dje këtë pikë pagesore e kanë kaluar mbi 20 mijë qytetarë.
?Ekipi i televizionit Alsat është në pikën pagesore në Saraj, për dallim nga dita e djeshme, sot këtë pikë pagesore e kanë kaluar vetëm 60 automjete?
Ndërsa pamja e djeshme ishte krejt e kundërta. Për shkak të ditës së sotme jo pune edhe për shkak të orës policore, banorët e Shkupit u larguan nga qyteti në mënyrë masive?
Shkupi po kalon edhe një karantinë në serinë e karantinave të mëparshme. Për dallim kur banorët e Shkupit ishin të durueshëm, këtë herë pamja është më ndryshe.
?Karantina tre ditore e ka boshatisur Shkupin. Sot mund të gjenden edhe vende të lira për parkim?
Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Shtipi duhet të qëndrojnë në karantinë deri të hënën në orën pesë të mëngjesit. Orë policore do të ketë edhe në vendet tjera, por çdo ditë nga ora 16 deri në orën 5 të mëngjesit.
Vesna Vellkova