#rtvora #oraneës
Ndjekja dhe tentativa e efektive të policisë së Lezhës për të arrestuar një person u shoqërua me të shtëna armësh.
Përdorimi i armëve të zjarrit gjatë aksionit të policisë shkaktoi panik mes banorëve të zonës së stacionit elektrik, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Sipas burimeve agjentët e policisë kanë pikasur në zonë një person në kërkim dhe kanë tentuar ta ndalojnë.
Por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit dhe është larguar duke u futur në zonën e banuar.
Në ndjekje e sipër njëri nga efektivët ka qëlluar me armë zjarri në ajër për ta paralajmëruar, por as plumbat nuk e kanë bërë këtë efekt.
Personi në kërkim, emri i të cilit nuk konfirmohet nga Policia e Lezhës ka arritur të largohet.
Burimet thonë se ai rezulton në kërkim i akuzuar se ka dhunuar me sende të forta një tjetër person.
Pas këtij episodi, policia ka rrethuar të gjithë zonën dhe ka ushtruar kontrolle në të gjitha banesat me dyshimin se i kërkuari mund të jetë fshehur.
Gjithashtu u kreh e gjithë zona, por zyrtarisht nuk ka informacion nëse policia ka arritur të bjerë në gjurmët e të kërkuarit që i shpëtoi arrestimit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-ne-lezhee
Folloë RTV Ora
Subscribe To "Ora Neës" on YouTube Channel for NEËS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora Neës" on YouTube Channel for TV Shoës HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE ëëë.oraneës.tv
Like Ora Neës on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Folloë Ora Neës on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Folloë Ora Neës on Tëitter http://bit.ly/2RhOaQp