Berisha dhe thirrja ne Prokurorine e Vlores per vrasjen e Agim Hysenbelliut (19 Maj 2000)

RTV KLAN 2020-06-05

Views 0

Prokuroria e Vlorës i ka dërguar sot zyrtarisht kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha ftesën për të dëshmuar rreth vrasjes së Agim Hysenbelliut disa orë pas mitingut të demokratëve në sheshin e Flamurit. Sipas burimeve nga Prokuroria ai u thirr në cilësinë e personit që ka deklaruar rrethanat e dobishme për hetimin e çeshtjes që lidhet me këtë ngjarje. Berisha është vënë në dijeni të këtij fakti por ende nuk është deklaruar publikisht nëse do të shkojë për të dëshmuar në Prokurorinë e Vlorës rreth vrasjes së 41 vjeçarit demokrat.
Hetuesit thanë se motivi i kësaj thirrje janë deklaratat e Berishës rreth autorëve të ngjarjes dhe se Partia Demokratike disponon prova të plota për kryejen e këtij krimi. Ndryshe nga herët e tjera ku Berisha ka refuzuar të bashkëpunojë me Drejtësinë, burime nga Prokuroria e Vlorës shprehen se janë të vendosur të vazhdojnë kodin e procedurës penale. Nëse Berisha nuk përgjigjet pozitivisht ndaj kërkesës së ligjit, atëherë ai do të merret forcërisht në pyetje në Prokurorinë e Vlorës rreth vrasjes së flamurtarit të Partisë Demokratike në sheshin e "Flamurit".

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form