Mbërrijnë në gjykatën e Vlorës 2 prej të arrestuarëve për vrasjen e biznesmenit

Report TV 2018-06-08

Views 11

Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë ?arrest me burg? për dy prej tre autorëve të vrasjes së biznesmenit 29-vjeçar Vasil Dervishaj. Gjykata ka lënë në burg vrasësin A. Çaushi, 28 vjeç, dhe njërin prej bashkëpunëtorëve në krim, Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç. Ndërsa, është caktuar masa 'arrest shtëpie' me mbikëqyrje elektronike për bashkëpunëtorin tjetër në vrasje, Nekid Arapi, 21 vjeç.

Ndërkohë, ndodhet ende në kërkim autori tjetër i vrasjes, E. A., 31 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së hënës, ku u ekzekutua me plumb në kokë biznesmeni Dervishaj, që ishte pronar i një bar-kafeje të quajtur ?Gimoka? dhe një dyqani elektroshtëpiakesh.

Biznesmeni Dervishaj mësohet se kishte ndërhyrë pas sherrit të një të afërmi të tij me autorët. Ndërkohë, ata kanë debatuar edhe në telefon pak orë përpara se të ndodhte krimi, ndërsa nga burime të besueshme mësohet se biznesmeni kishte shkuar të sqarohej me autorët mbrëmjen kur u vra.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS