Report TV - Kim: Progres i jashtëzakonshëm. Partia në pushtet dha shumë, topi në fushën e Bashës

Report TV 2020-06-04

Views 0

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim pas 9 orë mbledhje ka dalë në konferencë duke thënë se palët kanë arritur në marrëveshje shumë të mirë dhe s topi tani është në fushën e PD. Ajo tha se PS ka dhënë shumë në këtë proces dhe se Lul Basha siç e quajti Kim, nuk duhet të mbajë peng të ardhmen e vendit në BE.

"Ishte një ditë e gjatë dhe kemi bërë një progres të mirë. Ne u takuam edhe për 9 orë të tjera sot dhe bëmë progres të madh. Ashtu siç thash dje në një negociatë që është kaq e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, çdo  palë i kërkohet që të jap në mënyrë që Shqipëria të fitoje. Në fakt çdo palë dha dhe çdo palë fitoi, populli mund të fitojë akoma më shumë. Çdo palë dha por më duhet ti jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se partia në pushtet ka privilegjet e tyre dhe ata duhet të japin më shumë dhe në fakt ata e bënë. E përgëzoj PS për atë që bënë këtë mbrëmje. Ne patëm atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë, që do të vendose Shqipërinë në mënyrë të patundur drejt anëtarësimit të saj në BE. Përmban masa të cilat janë adresuar nga ODIHR. Ka ardhur koha për opozitën dhe PD dhe mikun tim Lul Basha që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe ti thonë po për popullin shqiptar dhe ti thonë po për Shqipërinë në BE. Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në fushën e tij", tha Kim.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS