Luan Daci molle sherri ne Drejtesi

RTV KLAN 2020-06-03

Views 2

Hetimi dhe pezullimi anëtarit të Kolegjit të Pavarur të Apelimit, Luan Daci, ka sjellë reagimin e Shefes së ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera, e cila shkruan për vite pune të palodhur për ndërtimin e themeleve të forta për një gjyqësorit të pavarur, të përgjegjshëm dhe vërtetë të paanshëm në Shqipëri. Sipas saj, hetimi aktual ndaj Luan Dacit dhe pezullimi i tij nga detyra, nuk duhet të jetë një justifikim për të sulmuar Reformën Gjyqësore, përkundrazi, duhet të shihet si prova më konkrete që sistemi ka filluar të funksionojë në mënyrë efektive.
Në kushtet kur shumë gjyqtarë e prokurorë të rrëzuar në vetting nga Daci po përgatiten të apelojnë në Strasburg çështjet e tyre, zonja Calavera i këshillon se nuk ka asnjë arsye për të vënë në pikëpyetje bazat e procesit të reformës. Kjo reformë sipas saj do të kërkojë kohë para se të japë rezultate, por nuk duhet të minohet nga sulme të ndryshme. Calavera paralajmëron aktorët politikë se zbatimi i Reformës Gjyqësore do të jetë kyç për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Dhe kjo për të nuk ka të bëjë vetëm me kryerjen e punës teknike, por ka të bëjë edhe me angazhimin politik. Sado e vështirë të jetë dhe po, në disa raste edhe sfiduese.
Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese refuzoi të pranojë padinë e bërë nga ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani, i cili u përjashtua nga sistemi pas vendimit të trupës së Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Pas shkarkimit të anëtarit të këtij Komisioni Luan Daci, prokurori Cani kërkoi rivlerësim të tij, por Kushtuesja e refuzoi padinë me pretendimin se kësaj gjykate nuk mund t'i drejtohet një individ.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form