Report TV - Kush e rikonstruktoi spitalin COVID-4? Rama: Kur t'i marrim autorizim do u themi emrat

Report TV 2020-06-03

Views 0

"Lidhur me sipërmarrësit, patjetër ka emra, janë të dokumentuara, por sigurisht për të dhënë emrat sot në publik, sot ne, nuk e bëmë sepse na duhet edhe miratimi i tyre, që do të thotë se ka raste, që ata që dhurojnë nuk e bëjnë për të sponsorizuar emrin e tyre dhe në këto kushte na duhet miratimi, por gjithcka është e dokumentuar.

Nuk përmenda emra për etikë, se dëshirë kisha, por shmanga dëshirën për të respektuar vullnetin. Nuk kemi marrë autorizm për këtë, kur ta marrim do ta themi. Mungesa e transparencës është akuzë dhe patjetër që nuk ka limit në mekanizmat për të bërë sa më shumë transparencë, por i siguroj që përvec situatën dinamike dhe presonin e madh për të siguruar gjërat, si gjithë bota edhe ne kemi bërë maksimumin, nuk kemi pasur tendencë për të fshehur gjërat" tha Rama,

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS