Prapaskenat e dështimit të paktit! Kume për Report Tv: PD-ja s'hoqi dorë nga teknologjia në zgjedhje

Report TV 2020-06-03

Views 0

TIRANE-Ish-kryetari i KQZ-së Kristaq Kume, aktualisht në rolin e ekspertit në tryezën e reformës zgjedhore në një prononcim për Report Tv tregoi prapaskenat e debateve gjatë mbledhjes së djeshme ku palët nuk arritën që të dalin me një produkt final. Kume u shpreh se Partia Demokratike përmes përfaqësuesit të saj në tryezë, Oerd Bylykbashit këmbënguli dhe nuk hoqi dorë nga identifikimi biometrik, ndërrsa shumica kërkesën e saj e kishte për votën e emigrantëve. Për Kumen, reforma duhet të miratohet me konsensusin e të gjitha palëve.

"Dita e djeshme ishte punë që u realizua mes përfaqësuesit të ambasadës dhe anëtarëve të këshillit politik. Ishte ky i cili kërkoi të bisedojë me anëtarët për të gjetur kompromisin, për problemet me c'duket janë të vështira. Se cfarë është diskutuar apo kërkuar, njëra apo tjetra, nuk e dimë se nuk kemi qenë prezent në këto bisedime. Vlerësoj se e gjitha kjo është pjesë e përpjekjeve tona dhe jo vetëm edhe presionit të ndërkombëtarëve për atë që është marrë përsipër dhe duhet të realizojë këshilli, reagimi i gjithçkaje që duhet të rregullohet për realizimin e rekomandimeve, kërkesën e opozitës për teknologjinë dhe shumicës për emigrantët.

Diskutimi i cili çoi edhe në ndërprerjen e mbledhjes kishte të bënte me kërkesën këmbëngulëse të opozitës për të shtrirë në të gjithë vendin mundësinë e kontrollit biometrik, që nuk u pranua nga shumica, që këmbëngulte për ta zbatuar në nivel pilot, ose ti drejtohemi ODHIR -it. Opozita nuk e pranonte, se dihet se cili është pozicioni i ODHIR-it. Këmbënguli dhe e lidhi me gjithcka tjetër që mund të bëhet në kuadër të rregullimeve në Kodin Zgjedhor.

Sipas opozitës është e pamundur, që pa këtë teknologji të kalojmë në një administratë jo politike. Sipas vlerësimit të tyre, i lënë hapësirë atyre që mbushin kutitë. Opozita jashtë parlamentare e lidh e kushtëzon cdo gjë me arritjen e standardeve për zgjedhjet me përdorimin e teknologjisë, identifikimin biometrik. Puna e këshillit nuk ka përfunduar, do të përfundojë kur palët të bien dakord. Nuk e vendos në dyshim, sepse cilat ishin rrugët që u ndoqën për ta formuar.

Share This Video


Download

  
Report form