Kryemadhi zbulon prapaskenat e 'paktit': Reforma miratohej në dhjetor VETËM sipas OSBE

Report TV 2020-01-20

Views 0

TIRANË - Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zbuloi në "5 Pyejtjet nga Babaramo" në Report Tv, se dakordësia për miratimin me konsensus në Parlament të reformës zgjedhore, është arritur shumë më herët se 16 janari kur u pa publikisht nga ulja në tryezë edhe e opozitës parlamentare me dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm parlamentar, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri. Përballë gazetarit Ilir Babaramo, Kryemadhi tha, se reforma do të miratohej në dhjetor, dhe sipas dakordësisë së arritur sipas saj, kryeministri Edi Rama duhej të shpallte zgjedhjet e parakohshme në janar. Zgjedhjet, do të zhvilloheshin në muajin prill - tha Kryemadhi, përpara Samitit të Zagrebit, i cili mbahet në muajin maj, dhe që është i rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kryetarja e LSI-së, sqaroi se reforma nuk u miratua në Kuvend në dhjetor, për shkak se mazhoranca dha argument shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit.

Share This Video


Download

  
Report form