Këtë të diel qytetarët duke shfrytëzuar edhe faktin që mund të qarkullojnë të lirë, edhe me makina kanë mbushur rrugët, lulishtet dhe parqet e kryeqytetit, ndërsa edhe bizneset janë të hapura pa kufizim orari.
Të vetëdijshëm se tashmë është përgjegjësi e tyre kujdesi ndaj vetes, por edhe ruajtja e të afërmve nga koronavirusi qytetarët shprehen se vijimi i bashkëpunimit njerëz-shëndetësi-qeveri do ta shpëtojë vendin nga një valë e dytë e pandemisë.
?Koronavirusi nuk është larguar, vazhdon, duhet të kemi kujdes, afrimitet nuk duhet të ketë, nuk duhet të këtë turma, e gjithë bota po vazhdon të ruhet ndaj këtij virusi, por ne nuk jemi shumë të kujdesshëm. Shteti duhet të jetë rregullator? shprehet një qytetar.
"Duhet të vazhdonte ekonomia, ne jemi shtet i varfër nuk kemi para që të mbajmë njerëz pa punë në shtëpi, prandaj shumë mirë që u lehtësuan masat. Shoh që të moshuarit janë më të ndërgjegjësuar, të rinjtë qëndrojnë nëpër lokale kokë më kokë e kanë harruar frikën.
Njëkohësisht edhe politika po i bën një dëm të madh vendit. Janë majmur për vete e dalin nëpër mitingje, fol andej këtej i trullosën njerëzit, s?po i lënë të qetë, ata duhet të japin mesazhe paqe e qetësie" thotë një tjetër qytetar.
Nga dita e hënë do të hapen edhe kopshtet, çerdhet, palestrat, qendra e internetit, parqe e plazhet për hotelieret gjë që do të kërkojë më shumë vigjilencë nga qytetarët dhe autoritetet.