Report TV -Një e diel 'vere' tek Liqeni! Qytetarët 'zbrazin' rrugët, fundjavë në natyrë

Report TV 2020-02-10

Views 0

Këtë të dielë Tirana është zgjuar nën rrezet e diellit. Rrugët e kryeqytetit ishin të zbrazëta këtë mëngjes, me shumë pak makina në qarkullim. Qytetarët e Tiranës, duke shijuar temperaturat e ngrohta, zgjodhën që këtë fundjavë të ?zhvendosen? tek liqeni.

Si po e kaloni fundjavën?
Shumë mirë.

Po shijoni temperaturat e ngrohta?
Po. Kohë e mirë, afër e kemi.

Mirë po ja kalojmë, shumë mirë.

Përse zgjodhët liqenin sot?
Sepse nuk ka asnjë vend tjetër për fëmijët. Po luajnë, po kënaqen shumë.

Ka shumë diell dhe na pëlqen uji, por nuk kemi det, kemi liqenin. Një fundjavë më ndryshe.

Po shfrytëzoni dhe temperaturat e ngrohta?
Po shyqyr.

Argëtim për fëmijët më shumë, për veten, të qetësohemi pas një jave të lodhshme. Tre ditët e para të javës ishin goxha të ftohta, fundjava duhet.

Uji dhe ajri edhe pemët janë jetë.

Diell, është kohë shumë e bukur. Na pëlqen të lëvizim sepse gjatë gjithë kohës jemi në punë dhe vetëm fundjava na mbetet për të ardhur nga liqeni-u shprehën disa prej qytetarëve

Ata që e shfrytëzojnë më së shumti dhe që argëtohen nën rrezet e diellit janë fëmijët.

Si po ja kalon?
Shumë mirë.

Po kënaqesh?
Shumë. Bashkë me vëllain me kushërirën.

Unë argëtohem me kushërirën time. Po bëj një piknik, me kushërirën time dhe më pëlqen pikniku-thanë disa fëmijë

Në sezonin e dimrit, ku temperaturat që na kanë shoqëruar këtë javë kanë qenë goxha te ulta, ditë të tilla me diell dhe ngrohtësi shfrytëzohen maksimalisht si nga familjarët po ashtu dhe të rinjtë, jo vetëm për tu argëtuar por dhe për të lexuar

Share This Video


Download

  
Report form