2000 vizitorë në tre muaj, arkeologu Luan Nezha: Pas çatisë, do restaurohet edhe Mozaiku i Tiranës!

Report TV 2020-06-03

Views 0

Mozaiku i Tiranës i përbërë nga motivet gjeometrike, tipike të krishterimit të hershëm, që ngjasojnë me rozetat e peshqve është i vetmi monument arkeologjik në Tiranë, zbuluar në vitin 1972 gjatë ndërtimit të bllokut të pallateve ?Partizani?. Ndonëse numëron mbi 12 mijë vizitorë në vit, gjatë tre mujorit të parë të 2020-s, para se gjithçka të pezullohej për shkak të pandemisë COVID 19, numri i turistëve vendas edhe të huaj ka qenë 2000. Arkeologu Luan Nezha na rrëfen se çfarë mund të gjejnë vizitorët këtë sezon në Mozaikun e Tiranës.

?Mozaiku i Tiranës është i vizituar nga turistët vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit. I vetmi rast që u pezullua ka qenë për shkak të pandemisë. Por besoj se me çeljen e sezonit turistik numri i vizitorëve do të arrihet edhe do të shkojë çdo gjë siç ka qenë. Nga janari në mars të 2020-s numri i vizitoreve të huaj edhe vendas shkon rreth 2000, duke përjashtuar shkollat?, rrëfen Luan Nezha.

Pas ndërhyrjeve në çatinë e Mozaikut, prioritet është restaurimi i mozaikut.

?Në Mozaikun e Tiranës kemi bërë disa ndryshime, ku mes tyre edhe çatia. Sitet arkeologjike në Shqipëri dhe në botë kanë nevojë përherë për mirëmbajtje, edhe për Mozaikun e Tiranës është një plan, për t?u bërë një fazë restaurimi. Plani i restaurimit parashikon ndërhyrjen në disa tesera, pasi për shkak të çatisë kemi pas probleme, por që do ta restaurojnë specialistët?, thotë Nezha.

Tashmë, në varësi të drejtorisë së monumenteve të Kulturës në Tiranë nuk është vetëm mozaikun, por edhe monumente të tjera.

?Ne tani që jemi drejtori përfshimë tre qarqe të Durrësit, të Tiranës dhe të Dibrës. Është kalaja e Tiranës, Ura e tabakëve, Varri i Kapllan Pashës etj, kalatë në rrethinat e Tiranës, Shpella e Pllumbasit etj., për t?u vizituar përfundon arkeologu.

Në Mozaikun e Tiranës, monument kulture, që sipas studiuesve ka qenë banesë rurale e ndërtuar në shekullin e I-r pas Krishtit, gërmimet e fundit arkeologjike janë bërë në vitin 2008.

Share This Video


Download

  
Report form