Grupet nga 6 universitetet e Tiranës vijojnë bojkotin, i bashkohen edhe studentët e Elbasanit

Report TV 2019-01-15

Views 0

Një grup i vogël studentësh nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Historisë dhe Filologjisë, Mjekësisë dhe Shkencave Sociale vijojnë të bojkotojnë mësimin në shenjë proteste duke sfiduar temperaturat e ulëta. Në solidarizim me ta janë bashkuar edhe një grup studentësh nga universiteti ?Aleksandër Moisiu?, të degëve të biznesit dhe juridikut, të cilët nuk janë futur në klasa. Ndërkohë që studentët e fakulteteve të tjera kanë shkuar normalisht në mësim.

Studentët e Universitetit ?Aleksandër Moisiu? në Durrës kanë vijuar me thirrjet për realizimin e të gjitha kërkesave të ngritura prej tyre. Fillimisht ata bllokuan derën e fakultetit por pastaj e hapën dhe lejuan nxënësit e tjerë që të vazhdonin normalisht mësimin.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS