Ora News - Teknologjia në zgjedhje, Nuk ka konsensus pas 4 orë mbledhje të Këshillit Politik

Ora News Emisione 2020-06-03

Views 0

#tvora #rtvoranews

Për reformën zgjedhore në Shqipëri ka nisur numërimi mbrapsht. Nesër është afati për të cilin palët janë angazhuar ta përmbyllin atë. Këshilli Politik diskutoi pasditen e sotme për 4 orë me radhë çështjet e mbetura pezull.

Katër orë diskutime të gjatë pasditen e sotme nuk kanë sjellë asgjë të re në tryezën e Këshillit Politik.

Opozita nuk ka arritur të marrë konsensusin e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit.

Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi, duke folur pas mbledhjes tha se kjo është vija e kuqe e opozitës që nuk do të lejojë të kalohet.

Bylykbashi: Për çështjen e administrimit të zgjedhjeve dhe gjykimit nuk heq dorë nga modeli i 30 qershorit. Vetë mbush kutitë, vetë i numëron dhe vetë shpall rezultat. PS në strategjinë e saj ka vetëm një gjë, vjedhjen dhe marrjen e votave në tavolinë. Kjo është një vizë e kuqe që opozita nuk do të lejojë të kalohet. Pa u arritur dakortësia për propozimin tonë që bllokon mbushjen e kutive përmes identifikimit biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit, të gjitha përpjekjet e tjera nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të maskuar.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nis-numerimi-mbrapsht-reformen-zgjedhore-do-mblidhen-palet-sot

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS