http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizion Plus vijon të publikoje tendera të dyshimtë që jepen nga sektori i shëndetësisë, ku fitues në pjesën më të madhe të tyre është kompania AGS SHPK, kompani që zotërohet 100% nga Alma Tafani, bashkëshortja e Nikolin Jakës.Një tjetër tender që ngre shumë pikëpyetje është ai i lajres së çarçafëve dhe shërbimi i lavanderisë. Me datë 27/01/2020 kompania e Alma Tafanit, AGS SHPK ka fituar një tjetër tender për larjen e çarçafëve në QSUT. Sipas këtij tenderi, kompania në fjalë për 30 ditë shërbimi do të marrë mbi 220 milionë lekë të vjetra.Siç duket edhe nga dokumenti i shpalljes së fituesit, kjo është e vetmja kompani në garë duke i dhënë një fitore të sigurt. Ky lloj tenderi është zhvilluar me procedurë negocimi.Sipas portalit openprocurement.al, këto lloj tenderash kanë mungesë konkurence. Për më tepër këto lloj tenderash, pra me një konkurent të vetëm, kanë mungesë të informacionit, edhe pse ligji i lejon. Po ky portal, shënon se shpesh këto procedura më shumë se mungesë konkurrence në treg shfaqin opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorëzim dokument në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste. Këto tendera meritojnë të konsiderohen të ekspozuara dhe me risk.Pra, në këto lloje tenderash, lindin dyshime për lidhje klienteliste mes gruas se Nikolin Jakës dhe drejtorisë së QSUT.Për më tepër, në shpalljen e fituesit, theksohet në kontratë, se kompania ka të drejtë rinovimi automatikisht çdo muaj deri në lidhjen e kontratës bazë.Vizion Plus denoncoi para pak ditësh një tjetër tender të Tafanit ku për larjen e çarçafëve, zonja Tafani kishte marrë mbi 300 milionë lekë të vjetra për 42 ditë pune. Ky tenderështë zhvilluar në muajin nëntor të 2019.Me një llogaritje të tjeshtë, çifti Jaka dhe Tafani ka marrë nga shteti mbi 520 milionë lekë të vjetra për 3 muaj e gjysëm pune.