Basha takohet sërish me biznesin e vogël - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-06-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon takimet me pronarët e bizneseve në kryeqytet. Ai ka shkuar këtë të premte në njësinë nr.8 në kryeqytet, ku tha se banorët po përballen me një krizë ekonomike të dhimbshme.Përmes një postimi në ?Facebook?, lideri demokrat ritheksoi se qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga kryeministri Edi Rama dhe se qeveria nuk ka asnjë projekt konkret për ta nxjerrë vendin nga kriza e pandemisë.?Ekonomia shqiptare po vuan nga RAMAVIRUSI. Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë. Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël. Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet. Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës.?Kryedemokrati u shpreh se Rama është barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë.

Share This Video


Download

  
Report form