Presidenti Meta tha se me miratimin e reformës zgjedhore ai do të shpall ditë e zgjedhjeve të ardhshme brenda hapësirës ligjore që i jep kushtetuta e ligji. Meta tha se këtë do e bëjë pa u konsultuar me paritë dhe kush të dojë le të futet në zgjedhje.
"Po bëj të qartë se në të hapësirën kohore që kodi do më lejojë, i miratuar me konsensus apo jo, në hapësirën që më jep Kushtetuta do të bëjë shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme, të ardhshme menjëherë pa u konsultuar me asnjë parti pasi jam i sigurt që të gjithë mezi po presim. Dekreti i presidentit është shumë i qartë, firmos dhe kushdo të hyjë në zgjedhje kush nuk do të mos hyjë është problemi i tij", tha Meta