'Bild', Deputeti i opozitës së re: Gjiknuri, mund të jetë gjithçka , bashkryetar i Zgjedhores jo!

Report TV 2019-07-01

Views 0

Pas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane "Bild", deputeti i opozitës së re Alban Zeneli ka kërkuar shkarkimin e Damian Gjiknuri nga bashkryetar të Reformës Zgjedhore. Sipas tij, Damiani ka qenë një ndër personat që ka ndërhyrë në procesin zgjedhor në zgjedhjet e kaluara, për të arsye nuk mund të jetë kurrsesi bashkryetar i një Komisioni kaq të rëndësishëm.

"Përgjimet e publikuara e kanë nxjerrë të plotë e zgjedhjeve. Jemi në situatën e krijuar kur parlamenti ka hyrë në procesin e shkarkimit të Presidentit, ne nuk mund të pranojmë që Damian Gjiknuri të jetë bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore. Nga njëra anë kemi presidentin që shkel Kushtetutën me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, nga ana tjetër Damian Gjiknuri shkel Kushtetutën Zgjedhore. Ai mund të jetë gjithçka, veçse bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, jo", tha Zeneli.

Share This Video


Download

  
Report form