Puna e policisë për vitin 2019 ka qenë tema e diskutimeve të kësaj të premteje në komisionin e sigurisë. Drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu raportoi mbi gjendjen e kriminalitetit në vend, luftën ndaj drogës dhe korrupsionit dhe vjedhjet, duke folur edhe me gjuhën e shifrave
?Vjedhjet e bankave shënuar rritje me 5 raste. Po flasim për bankomate. Mekanizmi i goditjes së tyre është bërë duke përdorur ekspolzive. Gjatë vitit 2020 kemi zbardhur 5 raste. Autori ështëbanor i Fushë Krujës i arrestuar brenda një jave. Pra kjo raportohet si ngjarje e vjetër që është zbardhur. Kemi evidentuar 2545 vepra penale kundër mjedisit në 2019, kanë ndodhur 826 vepra penale më shumë se sa 2018.
Veliu tha se lufta ndaj korrupsionit ka qenë një prioritet, duke vënë në dukje edhe veprat penale për këtë, por edhe sekuestrimet e disa llogarive bankare.
Kemi pasur 1286 vepra penale për korrupsin, kemi 370 vepra penale më shumë se në 2018. Kemi sekuestruar prona, llogari bankare. Janë kryer 6897 raste hetime pasurie për 2019. Kemi sekuestruar pasuri të luajtshme dhe paluajtshme që janë vënë nga veprimtaria kriminale. Në krahasim me 2018 kemi sekuestruar mbi 56 mln euro më shumë dhe konkretisht 17 për pastrim i produkteve të veprës penale, veprimtari kriminale dhe 38 mln euro më shumë në zbatim të ligjit të sipërcituar?.
Në raportin e saj vjetor policia saktëson se janë goditur gjithsej 43 grupe kriminale, prej të cilëve 33 në prodhim dhe shitje të narkotikëve, 5 për kultivim lëndësh nartkotike, 8 në fushën e krimit ekonomik, 6 në trafiqe të paligjshme dhe 1 në fushën e krimeve ndaj pasurisë.
Gjithashtu sipas shifrave janë 36 mijë operacione policore në fushën e narkotikëve, 60 në bashkëpunim me ndërkombëtarët, krimit ekonomik. 43 për qind e autorëve të përfshirë janë ndaluar apo të proceduar?.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArdiVeliu#PoliciaShtetit#TopChannel