Report TV - 690 mijë euro borxh, kompleksi Taiwan paralajmërim për sekuestro

Report TV 2016-09-27

Views 7

Kompania përmbarimore kërkon pagesën e borxhit nga administrator i Taiwan
Qendra shumëfunksionale e argëtimit Taiwan, e vendosur në Parkun Rinia në Tiranë është zhytur në borxhe dhe ka marrë një paralajmërim për sekuestro nga kompania përmbarimore, ALBASE.

Lajmi bëhet i ditur nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), ku gjithashtu mësohet se masa është marrë për shkak të një borxhi prej 690 mijë eurosh që shoqëria Taiwan ka ndaj kreditorit, Tajar Shahin Hasa. Sipas faksimiles të vendimit që ka siguruar ?Shqiptarja.com?, shoqëria përmbarimore ka lajmëruar administratorin e Taiwan, Avni Braçajn që të paguajë detyrimin në mënyrë vullnetare.

Përveç detyrimit Taiwan duhet të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit dhe të përmbarimit me vlerë 5 milionë lekë. Kompanisë i është lënë kohë të paguajë detyrimet në formë vullnetare deri brenda 10 ditëve.

Share This Video


Download

  
Report form